×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Teki Shala i LDK-së: Synojmë fitoren në Gjakovë

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 21:02

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës, Teki Shala, edhe sot ka zhvilluar disa takimet me qytetarë.


    Në mëngjes ai ka vizituar banorët e fshatit Dol dhe Raqë me të cilët biseduan për zhvillimet politike në komunën e Gjakovës, zgjedhjet e 17 tetorit, Programin e LDK-së për Gjakovën, kërkesat dhe problemet që kanë këto fshatra.

    Më pas takoi banorët e lagjes Pnish të Damjanit ku biseduan për Programin e LDK-së për Gjakovën, sfidat dhe kërkesat që ka kjo zonë.

    Pastaj së bashku me Besarta Lekaj e cila ka qenë asambleiste e LDK-së në mandatin e kaluar takoi banorët e fshatit Novosell që para tyre prezantuan planet për mandatin e ardhsëm si dhe të kërkojnë mbështetjen që LDK të udhëheqë me komunën dhe si Besarta të ri-zgjedhet përsëri si asambleiste.

    Shala fushatën e vazhdoi në fshatin Meje, ku siç thotë bashkë me bacen Zef kërkuan besimin e kësaj ane për LDK-në, po ashtu dëgjuan kërkesat dhe shpalosën Programin e LDK-së për Gjakovën.

    “Takim pas takimi me të vetmin qëllim synojmë çdo votë, synojmë ri-kthim dhe synojmë fitore”, thotë Shala, ndërsa bën të ditur se ditën e përmbylli me takimin e zhvilluar me banorët e fshatit Bishtazhin ku thotë se së bashku me Mimoza Allakaj prezantuan Programin e LDK-së për Gjakovën dhe dëgjuan kërkesat e kësaj ane.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!