×
  • Extra
  • Lista

    5 faza të dashurisë, mësojeni se në cilën fazë jeni

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 14:59

    Dashuria është gjëja më e bukur në jetën e njeriut. Ne jemi krijuar për të dhënë dhe marrë sa më shumë dashuri Sipas psikologut Jed Diamond, ka pesë faza të dashurisë që i përjeton një çift. Mësojeni se në cilën fazë të dashurisë jeni ju.


    Faza e parë: Rënia në dashuri

    Kjo ndryshe njihet edhe si “periudha e muajit të mjaltit”. Sipas ekspertit, kjo është faza ku i projektoni të gjitha shpresat dhe ëndrrat te partneri juaj. Për ju, partneri nuk ka të meta, ndërkaq është personi ideal në mendjen tuaj.

    Gjatë kësaj faze, hormonet e lumturisë janë më të mëdha se kurdo herë, ndërkaq ju u besoni atyre hormoneve krejtësisht.

    Faza e dytë: Kur bëheni çift

    Gjërat ndryshojnë shumë sepse bashkëjetesa ose lindja e fëmijës gjithashtu kanë efekte psikologjike te ju. Ju ndiheni sikurse jeni ekip, ndërkaq jetët tuaja janë më simbiotike.

    Ju ndiheni më të mbrojtur dhe dëshiruar falë përkushtimit, dhe se ky/kjo definitivisht është personi i duhur për ju.

    Madje, sipas ekspertit, ju besoni se ‘fati’ ka ndikuar në këtë.

    Faza e tretë: Zhgënjimi

    Kjo është faza ku filloni të brengoseni se a do të zgjatë dashuria juaj përgjithmonë.

    Ju mendoni të ndaheni nga ai person, duke konsideruar se çdo gjë që bën ai/ajo është irrituese.

    Kjo është faza ku të gjitha pjesët e mira të lidhjes kanë përfunduar, ndërkaq shumica e çifteve ngecin në këtë fazë dhe vendosin ta përfundojnë lidhjen.

    Faza e katërt: Krijimi i dashurisë së përjetshme dhe të vërtetë

    Diamond nuk e shpjegon saktësisht se si ta kaloni fazën e tretë, por nëse ia arrini ta bëni këtë, lumturia e madhe ju pret!

    Ai thotë të bëni çmos për t’i hequr dyshimet dhe të punoni bashkë për ta kaluar fazën e tretë, pas kësaj çdo gjë është më mirë.

    Faza e pestë: Përdorimi i ‘fuqisë së dy personave’ për ta ndryshuar botën

    “Ju nuk duhet të jeni bashkë vetëm për hatër të jetës, por ju jetoni si çift për një kauzë më të madhe. Mund të jetë se punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë çfarëdo”. /gazetametro/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!