7 arsye pse duhet të stërviteni në mëngjes

A jeni nga ata që ushtroni pasdite dhe që po u humbni mundësinë për ta kaluar mbrëmjen me miq?


Atëherë ushtroni para dite, jo vetëm për këtë fakt por edhe për disa arsye që tashmë janë vërtetuar si aspekte pozitive të të ushtruarit në mëngjes.

Ka shumë arsye pse ngritja dhe lëvizja e trupit tuaj në mëngjes është një domosdoshmëri.

Ushtrimi në fillim të mëngjesit ofron përfitime të shumta, si për shëndetin tuaj ashtu edhe për orarin tuaj të përditshëm, që ushtrimi në kohë të tjera të ditës thjesht nuk mund ta ofrojë. Po, do të jeni të disiplinuar të zgjoheni herët. Dhe po, duhet të përqendroheni në arritjen e një stërvitjeje efektive, jo vetëm të kaloni nëpër pikat e një ushtrimi…

Ja pse duhet të ushtroni në mëngjes:

  1. Përmirësimi i metabolizmit tuaj

Mëngjesi është ideal për ushtrime. Kjo funksionon në mënyrë të përsosur.

Ngrihuni, lëvizni, pomponi metabolizmin tuaj dhe pastaj filloni të hani.

Pas ushtrimeve, ju ushqeheni në mëngjes dhe kështu keni mjaftueshëm energji për gjithë ditën…

2.Ushtrime me koncentrim

Të ushtruarit në mëngjes ju siguron që ju po bëni ushtrime duke pasur koncentrim të lartë për dallim kur ushtrimet i bëni në mbrëmje, pas orarit të punës dhe kur jeni shumë të lodhur. Kështu në mëngjes, ushtrimi do të jetë përparësia juaj e parë dhe do të bëhet.

3. Rritni energjinë fizike dhe mendore

Ushtrimet e mëngjesit për trupin janë sikur një kafe që e pini për tu këndellur nga gjumi. Por, ushtrimet i bëjnë shumë më mirë trupit tuaj se sa një filxhan kafe.

Angazhimi në stërvitjet në mëngjes është filxhan kafeje gjithë natyrale. Zgjohuni trupin tuaj dhe përgatiteni mendjen tuaj. Përtej kësaj, ushtrimi në mëngjes përmirësojnë fokusin dhe aftësitë mendore gjatë gjithë ditës. Jo vetëm që do të ndiheni të zgjuar dhe do të keni më shumë energji pas stërvitjes tuaj, por mendja juaj do të jetë e gatshme të marrë çfarëdo detyre që ju keni i keni dhënë vetës atë ditë.

4. Zhvillimi i vetë-disiplinës

Të thënit që ushtrimet e mëngjesit e rrisin disiplinën personale, për dikë mund të duket e pakuptimtë, por ju shpejt do ta bëni zakon të jetës tuaj këtë, vetëm me durim dhe vullnet.

5. Bëni gjumë të mirë

Zgjimi herët në mëngjes për të ushtruar do t’ju ndihmojë të flini më mirë. Trupi juaj do të gëzojë një ndjenjë të shëndetshme lodhjeje në fund të ditës dhe do të jetë gati për të fjetur. Thuajini lamtumirë orvatjeve në shtrat që i keni bërë deri më sot nga mungesa e gjumit. Stërvitja e mëngjesit jo vetëm përmirëson gjatësinë e gjumit që ju do të gëzoni, por edhe cilësinë e gjumit që do të bëni.

6.Bëji ushtrimet e rregullta synimit tënd

Siç u përmend më herët, zgjimi herët në mëngjes për të ushtruar duhet të jetë prioritet i juaji. Nëse jeni të vetëdijshëm për këtë apo jo,duhet të dini që kjo gjë kërkon sakrificë, por i ka të mirat e pafund që do ti hetoni çdo ditë në trupin dhe mendjen tuaj. Krijo këtë shprehi dhe mos e anashkalo asnjëherë.

7. Dua jetën tënde

Këtu s’ka vend për argumentim.A keni krijuar një zakon të fortë të stërvitjes në mëngjes, metabolizmi juaj po punon krejt ndryshe, trupi juaj është në kërkim dhe ndjenjë më të mirë, ju jeni duke fjetur mirë natën, dhe mendja juaj është më e mprehtë se kurrë…Këto janë vetëm disa prej benefiteve të të ushtruarit në mëngjes…