×
  • Extra
  • Lista

    Lista me 10 ushqimet e pasura me proteina

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 21:21

    Ushqimet me proteinë janë thelbësore për shëndetin tonë, sepse nëpërmjet tyre trupi ynë arrin të qëndrojë në këmbë.


    Ndaj, ja se cilat janë ushqimet proteinike që nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj.

    1) Veza

    Veza përmban 93% proteina, një koncentrat të vërtetë energjie. Duke qenë se ajo përbëhet nga dy pjesë, ne ju sugjerojmë se nëse dëshironi të dobësoheni, të hani vetëm pjesën e bardhë.

    2) Soja

    Soja është një perime shumë e pasur me proteina me origjinë vegjetale dhe me cilësi të mirë. Ajo përmban rreth 80% të tyre. Është tepër e mirë, kryesisht për ata persona që janë vegjetarianë.

    3) Djathi

    Djathi është një burim i mrekullueshëm proteinash. Ai është shumë i rëndësishëm në tavolinë, sidomos kur rreth saj ka edhe fëmijë në zhvillim.

    4) Mishi i bardhë i pulës

    Mishi i bardhë i pulës është një ushqim që ndonjëherë tentojmë ta quajmë në mënyrë të padrejtë, ushqim pa vlera. Por në të vërtetë, nëse gatuhet me ushqime që përmbajnë hekur, ose me një sallatë të pasur me vitamina, mishi i bardhë i pulës është një pjatë e dytë ideale, e cila përmban 30% proteina.

    5) Thjerrëzat

    Thjerrëzat janë perime dhe si të gjitha perimet, ato përmbajnë shumë proteina me origjinë vegjetale. Specifikisht ato përmbajnë rreth 22% proteina. Thjerrëzat janë më të tretshme sesa fasulet dhe gatuhen për një kohë më të shkurtër.

    6) Salmoni

    Peshku, ashtu si mishi, përmban shumë proteina të mira, të cilat asimilohen lehtësisht dhe mbi të gjitha në krahasim nga mishi i kuq, nuk kanë yndyra të dëmshme. Salmoni për shembull është vërtetë një ushqim perfekt për një dietë dobësuese, pavarësisht se është një lloj peshku me yndyrë. I pasur me Omega 3, ndihmon në pastrimin e arterieve dhe me 25 përqindëshin e proteinave, na mban në formë të plotë.

    7) Fileto e viçit

    Është një nga ushqimet më të mira proteinike (40% proteinë në 100 gramë). Filetot e viçit janë një zgjedhje e shkëlqyer edhe gjatë një diete dobësimi.

    8) Sardelet

    Sardelet janë ushqimet proteinike më ekonomike. Ato janë shumë të shijshme, ndërsa përmbajnë 32% të proteinave në 100 gramë. Ato mund të shërbejnë si një pjatë e dytë.

    9) Çokollata

    Edhe çokollata përmban një sasi të mirë proteinash. Ajo përmban 20% proteina. Ndaj nuk do të bënit keq, që në dietën tuaj të shtonit edhe pak çokollatë shqeto. Për më tepër, çokollata përmban një substancë, e cila favorizon humorin e mirë.

    10) Stikat e pishës

    Stikat e pishës, përbërëse të shumë recetave të kripura ose të ëmbla, janë një burim i jashtëzakonshëm proteinash (32% në 100 gramë).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!