×
  • Extra
  • Lista

    Tre hapa se si t’i ruani flokët nga dëmtimi dhe këputja gjatë fjetjes

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 10:01

    Një pjesë e madhe e dëmtimit, flokëve u shkaktohet gjatë fjetjes.


    Për këtë arsye është e rëndësishme të dihen disa rregulla se si të mos veprohet kur bini për të fjetur.

    Kurrë mos flini me flokë të lagura: Dëshira për të fjetur pasi keni bërë një tush të gjatë dhe të këndshëm mund t’ju vijë shumë shpesh mirëpo këtu nuk duhet të nguteni.

    Gjithmonë para se të flini lërini flokët të thahen mjaftueshëm dhe vetëm atëherë shtrihuni.

    Flokët e lagura çojnë më shumë tek dëmtimi dhe thyerja.

    Lidhni flokët me lidhëse të buta: Kur flini, asnjëherë mos i lidhni flokët me kapëse të forta sepse kështu i dëmton.

    Flini në mbulesa mëndafshi: Një prej arsyeve pse zgjoheni në mëngjes me flokë të shprishura janë jastëkët tuaj.

    Për flokë më të shëndetshëm është mirë që të përdoren mbulesa mëndafshi pasi ofrojnë një natë më të butë dhe po ashtu flokë më të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!