Si të shpëtoni nga aknet e shpinës: Një hile kaq e thjeshtë brenda në dush

Një nga gjërat më të sikletshme (aq më tepër tani në verë) janë aknet në kurriz. Të gjithë kemi vuajtur prej tyre në një fazë të jetës dhe askush nuk e di nga se shkaktohen.


Njerëzit madje refuzojnë të flasin për to, sepse është kthyer në kompleks me të cilin duhet të luftojnë çdo ditë, aq më tepër tani që afron i nxehti dhe nuk fshihemi dot më pas golfeve dhe bluzave të leshit.

Në fakt, ndoshta s’do t’ju duhet të fshiheni më në asnjë stinë kur të mësoni këshillën që dermatologët japin për të shpëtuar nga puçrrat në kurriz. Gabimi qëndron në momentin kur bëni dush.

Zakonisht, ne lajmë flokët, pastaj aplikojmë balsamin dhe ndërkohë që ai bën punën e tij, lajmë trupin. Gjëja e fundit që bëjmë është larja e kokës. Ajo që duhet të bëjmë është të lajmë flokët në fillim, të heqim të gjithë balsamin dhe në fund t’i mbledhim me një kapëse për të larë trupin. Kur lani trupin, nuk duhet të përdorni sfungjerë agresivë.

Sipas ekspertëve, shpina dhe krahërori duhen larë me duar. Lëreni shkumën të bëjë punën e saj dhe kur të keni mbaruar gjithçka tjetër, lani trupin.