×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haradinaj takon përfaqësuesit e hotelerisë: Me programin tonë do e ndjeni dorën e shtetit

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 14:27

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.


    Haradinaj ka shkruar në Facebook se është zotuar që viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektorët e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit.

    “Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. Dëgjova kërkesat legjitime të tyre, që Aleanca i ka përfshirë në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike. U zotova se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. Do të ruajmë vendet e punës, të humbura gjatë krizës pandemike e do të stimulojmë edhe hapjen e vendeve të reja”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!