×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj njofton se ka ndërruar jetë një person i tij i afërt

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 11:56

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë një mik i tij rahovecas.


    Bëhet fjalë për afaristin e njohur, Halim Haxhijaha, i cili sipas Haradinajt kontrubuoi shumë në zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

    Me anë të një postimi në Facebook ai u shprehu ngushëllime familjarëve dhe miqve.

    “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e z. Halim Haxhijaha, mikut tim dhe një nga njerëzit më punëtorë e më të devotshëm që kam takuar”.

    “Baca Halim, si një afarist i njohur, duke drejtuar kompaninë “Haxhijaha”, arriti të, jo vetëm në Rahovec por edhe në gjithë vendin”.

    “Si një atdhetar i pashoq, baca Halim, ishte i zoti në punë, në familje dhe do të kujtohet përherë, për vlerat njerëzore dhe atdhedashurinë që e ndau me të gjithë ne”.

    “Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Halim!”, ka shkruar Haradinaj Facebook, ku postoi edhe fotografi me të ndjerin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!