×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’kanë efekt më masat”, Gastronomët lajmërojnë protestë për nesër

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 11:37

    Shoqata e Gastonomëve të Kosovës ka ftuar protestë për të martën në orën 18:00.


    Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë ka thënë se përmes kësaj proteste dëshirojnë t’ua hapin sytë institucioneve sa i përket situatës së këtij sektori.

    “S’kemi pretendime të ndërrojmë qeveri, po t’ua hapim sytë drejtë kresave tona. Janë 450 ditë ka që ka biznese të mbyllura pa kompensime”, është shprehur ai.

    “Nuk kanë efekt më masat, ai ajo që katër persona të mbahen në një tavolinë, derisa rajoni mban festivale me katër mijë e  40 mijë veta. Thërrasim lirimin e masave meqë jemi para ardhjes së diasporës e jo kur të vjen koha për fushatë”.

    Ai ka thënë se nuk dëshirojnë që si sektor i gastronomisë ta humbin edhe një verë si pasojë e masave anti COVID-19.

    “Nuk po dalim të protestojmë që t’i dëmtojmë pronat e shtetit, por që ta shfrytëzojmë të drejtën tonë kushtetuese”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!