Ballkani do ta kërkojë mrekullinë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Konferencës.
Kampioni kosovar e pret sonte Slavia Pragën, ndaj të cilës kërkon fitore, përkundër lodhjes që e ka kapluar.
Therandasit janë të fundit në tabelë, por ende kanë gjasa për të shkuar në fazën tjetër.
Në rast fitoreje, Ballkani do të fitonte edhe 500 mijë euro nga UEFA.
Edhe me barazim, Ballkani do të shpërblehej me 166 mijë euro.
Deri tani në fazën e grupeve, suharekasit i kanë arkëtuar 666 mijë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.