×
  • Extra
  • Tech&Auto / Studimi i Neurolink

    Pacienti me çip në tru lëviz me mendje kursorin e mausit

    Reporteri
    20 Shkurt 2024 | 15:38

    Pacienti i parë me çip të vendosu në kokë nga kompania Neuralink ka arritur plotësisht të kontrollojë kursorin e mausit nëpërmjet mendimit, ka thënë themeluesi i kësaj kompanie, Elon Musk, raporton Reuters.

    “Progresi është i mirë, pacienti duket se është këndellur, nuk ka ndonjë efekt anësor. Pacienti ka qenë në gjendje të lëvizë mausin nëpër ekran me anë të të menduarit”, ka thënë Musk, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Musk ka shtuar se kompania tani është duke bërë përpjekje që të mundësojë sa më shumë klikime nga pacienti.

    Kompania me sukses ka vendosur çipin në trurin e njeriut, pasi mori miratimin nga ekipi për testime në njerëz.

    Çipi është vendosur në pjesën e trurit që kontrollon qëllimin për të lëvizur, ka deklaruar Neuralink.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!