×
  • Lajme
  • Ekonomi / Seancë për faturat

    Rizvanolli: Kosova me çmimet e rrymës më të lira në rajon dhe Evropë

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 12:01

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po flitet për çmimet e energjisë elektrike, ka thënë se Kosova ka çmimet më të ulëta në rajon dhe Evropë, shkruan Reporteri.net.

    “Kur flasim për energjinë elektrike, Kosova është me çmimin më të lirë në rajon dhe Evropë”, u shpreh Rizvanolli.

    Rizvanolli ka përmendur edhe subvencionimet.

    “Vitin e kaluar kemi subvencionuar qytetarët që kanë kursyer energji. Efekti i skemës sonë është i prekshëm dhe do të vazhdojë në të ardhmen”, u shpreh ajo.

    Subvencionimi i radhës do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit.

    40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike.

    Tarifat e fundit të energjisë janë miratuar prillin e vitit të kaluar. Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovate në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovate, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!