×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Tri ditët e rezistencës në Prekaz dhanë kushtrimin për popullin tonë për liri dhe pavarësi

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 14:34

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar rënien heroike të familjes Jashari me rastin e shënimit të 23 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se akti i rezistencës së armatosur të Jasharajve, i filluar më 5 mars 1998, dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi, shkruan Reporteri.net.

    Tutje, ai ka thënë se tri ditët e rezistencës në Prekaz, kanë dhënë kushtrimin për popullin tonë për lirinë dhe pavarësine, si dhe alarmin për qendrat e vendimmarrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës.

    Po ashtu Hoti ka thënë se Adem Jashari dhe anëtarët tjerë të familjes, u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së popullit.

    “Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së popullit, që para armëve kishin edhe më të fuqishme vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e atdheut.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndryshe, më 5 mars bëhen 23 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë.

    Me aktin e rënies së Jasharajve, Kosova mundi frikën me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë.

    Në Prekaz, në Lagjen e Jasharajve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, e pikërisht më 5,6,7 mars për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi.

    Ky është postimi i plotë i Hotit:

    Akti i rezistencës së armatosur të Adem Jasharit me familjen dhe Prekazin e tij heroik, i filluar në mëngjesin e hershëm të 5 marsit, 23 vjet më parë, dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi.

    Këto tri ditë të rezistencës në Prekaz dhanë kushtrimin për popullin tonë për lirinë dhe pavarësinë, si dhe alarmin për qendrat e vendim-marrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj, mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor si dhe lirive dhe të drejtave fondamentale njerëzore.

    Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së popullit, që para armëve kishin edhe më të fuqishme vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e atdheut.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!