×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kurti: Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 20:38

    Pasi iu ndaluar kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti ka reaguar edhe një herë në Facebook.


    Ai ka thënë se referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara nuk mund të ndalet.

    “Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet”, ka shkruar Kurti.

    Nga Vetëvendosje ndalohet Albin Kurtit, bartës i listës së VV’së, Albulena Haxhiu dhe Liburn Aliu.

    Kandidatët që u është ndaluar garimi në këto zgjedhje, mund të ankohet në PZAP dhe në Gjykatë Supreme.

    Kujtojmë se 47 kandidatë për deputet në Kosovë nuk do t’u lejohet që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ky ka qenë vendimi i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ishin të dënuar në tri vitet e fundit.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur se personat e dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jenë kandidatë për deputetë dhe as të fitojnë mandat në Kuvend.

    “Në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitoj mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në konstatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!