×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së në Mitrovicë

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 16:25

    Ministri i Financave, Bedri Hamza, është zgjedhur kryetar nga Kuvendi Zgjedhor në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë.


    Me 159 vota të fituara ai do të udhëheqë degën e PDK-së si kryetar partie.

    Hamza ka qenë në garë me kundërkandidatin e tij Eset Ujkanin.

    Hamza para disa ditësh foli për Reporteri.net lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Mitrovicë ku procesin zgjedhor e quajti demokratik.

    Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur edhe të shtunën dy kuvende zgjedhore të degëve në komunat e Ferizajt dhe Klinës.

    Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë.

    Ndërsa po ashtu, Sokol Bashota është zgjedhur me unanimitet të plotë kryetar i Degës së PDK-së në Klinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!