×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Daçiqit nuk i bëhet vonë për kërkesat e Grenellit: E ndalim fushatën për çnjohje, kur Kosova të mos lobojë për njohje

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 19:36

    “Jemi të gatshëm për pezullimin e përkohshëm të të ashtuquajturës fushatë për çnjohjen e Kosovës me një kusht”, tha ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.


    Sipas tij, mesazhet e Grenellit nuk ishin të reja sepse një qëndrim të ngjashëm kishin edhe shtetet e KUINT-it.

    “Kërkesa në Kosovë për të hequr tarifat dhe Beograd për pezullimin e fushatës “anti-Kosovë”, nuk krahasohen dhe nuk mund të futen në të njëjtin plan”, tha Daçiq.

    “Presidenti Vuçiq përsëriti se këto dy gjëra nuk janë të njëjta. Tarifat duhet të hiqen sepse Serbia nuk ka vënë tarifa kur Kosova bënte fushatë për njohje. Nëse të gjithë dëshirojnë ne jemi të gatshëm të arrijmë marrëveshje, por atëhetë duhet të ndalet lobimi nga vendet e mëdha për Kosovën si dhe të ndalet lobimi për pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Fotografia dhe marrëdhënia e forcave ka ndryshuar dhe i dëmton ata. Nga 193 shtetet anëtare të OKB-së, 93 e njohin pavarësinë, 95 nuk e njohin atë dhe 5 e kundërshojnë pavarësinë e Kosovës”, tha Daçiq.

    Sipas Daçiq vizita e Grenell ishte pozitive sepse vendos theksin tek temat ekonomike që janë nisma të dobishme. Por përsëri, Grenell tha se afati për arritjen e një marrëveshje nuk është caktuar, por se nuk ka edhe shumë kohë.

    “Mesazhi i Grenell që afati për arritjen e marrëveshjes nuk është i pakufizuar para së gjithash u dërgua në Kosovë. Dialogu thelbësor nuk po zhvillohet aktualisht për shkak të tarifave dhe më pak përmendet Marrëveshja e Brukreslit e cila nuk u implementua”, tha Daçiq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!