×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Deklaratat për Reçakun, dorëzohet kallëzim penal ndaj Aleksandër Vuçiqit

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 15:55

    Avokati kosovar Tomë Gashi ka njoftuar se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan Reporteri.net.


    Gashi ka thënë se ndaj Vuçiqit është ngritur kallëzim penal  për veprën penale
    “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” nga neni 147 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Kujtojmë se Vuçiq dje ka mohuar masakrën e Reçakut. Ai ka thënë se masakra e Reçakut është e trilluar dhe nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën.

    Kujtojmë se dje, ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

    Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!