×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Haziri paralajmëron Vetëvendosjen: Pozita e kryeministrit LDK-së, jo Albin Kurtit

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 18:08

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ja ka bërë të qartë Lëvizjes Vetëvendosje me të cilën parti tani kanë një bashkëpunim të mire në opozitë dhe po mundohen ta rrëzojnë Qeverinë “Haradinaj”, se nuk ja japin Albin Kurtit pozitën e kryeministrit.


    “LDK-ja nuk heq dorë prej pozitës së vet, ashtu qysh nuk heqin as partitë tjera. Partisë kryesore i takon me udhëheq me qeverinë gjithmonë. Besoj shumë se LDK si e vetme ka me dalë fituese e madhe dhe pritet me ndodh rikthimi i madh në rolin e saj, dhe nuk ndodh kurrë që LDK të përçahet (Në Kuvendin e partisë) dhe do të dale unike”, ka deklaruar Haziri, në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa ka folur për rrahjet në disa nëndegë të partisë ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të menaxhimit jo të mirë nga partia, por edhe për shkak të përfshirjes së anëtarëve të partive tjera.

    “LDK po duan ta lëndojnë në ideologjinë e vet. E pranoj që është menaxhim jo i mirë i këtyre proceseve. Konkurenca është vlerë jo frikë. Në demokraci nuk humb askush, dikush bëhet i pari, dikush i dyti, zgjedhjet nuk janë me eliminuar njerëz, por me ofru njerëz”, ka deklaruar Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.

    Ai më tej ka thënë se në rrahjen e nëndegës në Mitrovicë janë përfshirë anëtarë të Aleancës Kosova e Re dhe në Degën e Matit janë përfshirë njerëz të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Ndërsa lidhur me përjashtimin e Arban Abrashit dhe Hazir Borovcit nga gara për kandidat për kryetar të Degës së Matit, Haziri ka deklaruar se është masa më e butë që mundet me u marrë.

    “Nuk duhet që rivalitetet politike me u përkthy në armiqësi”, ka deklaruar Haziri.
    I pyetur se kë nga bashkëpartiakët e tij e sheh rivalë në garën për kryetar të LDK-së, Haziri ka deklaruar se “asnjë emër në LDK nuk e shoh rival, me disa jam miq, me disa jemi në raporte kolegiale të mira”.

    “Nuk ka konkurent për mu brenda LDK-së, por vlera”, ka deklaruar Haziri.

    Lidhur me raportet me Vjosa Osmanin, nënkryetari Haziri ka thënë se me të respektohet deri në fund.

    Ai më tej ka pohuar se tendenca me vendos atë në mes PDK-së e LDK-së është tendencë me e përça LDK-në. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!