×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ish-ushtari i UÇK-së ftohet nga Specialja, udhëton për në Hagë më 21 janar

    Reporteri
    11 Janar 2020 | 20:22

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Imer Zogaj, ka marrë ftesë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.


    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj, i cili ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë, më 21 janar të këtij viti.

    “Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së”, është shprehur ai.

    “Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime!”, ka deklaruar Zogaj.

    Kujtojmë se gjatë viti 2019 ka shkuar mbi 180 numri i personave që janë paraqitur pranë Prokurorisë Speciale për intervistim.

    https://www.facebook.com/imerzogaj9/posts/2803865456342967

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!