×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kryeministri shqiptar nis vizitën në Kosovë, takohet me Fatmir Limajn

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 13:36

    Kryeministri shqiptar Edi Rama, vizitën në Kosovë e ka filluar me takim me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.


    Të dy bashkë më pas do të drekojnë në një nga restorantet e Prishtinës.
    Në takim po marrin pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj.

    Rama më pas takimin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në orën 15:00.

    Nga ora 16:00, Rama do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në orën 18:00 kryetarin e PDK-së Kadri Veseli si dhe në fund të ditës në orën 18:50 edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

    Të enjten e kaluar Rama mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, ku foli për luftën e pastër të UÇK-së si dhe për komandantët të cilët shumë prej tyre janë edhe figura të rëndësishme politike e udhëheqëse ndër vite në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!