×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Mustafa: LDK nuk heq dorë nga kryeministri, vijë të kuqe vetëm për PDK-në

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 21:42

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij se LDK nuk e jep pozitën e kryeministrit për asnjë çmim.


    Ai tha se LDK është duke punuar që të fitojë zgjedhjet dhe të krijojë qeverinë.
    “Në asnjë rast LDK nuk mund të bëj koalicion me dikë dhe të heq dorë nga kryeministri. Nuk mund të heqim dorë nga ajo që na takon pasi nëse dalim partia e parë nuk ka kuptim që ta japim kryeministrin”, tha Mustafa.

    Ai ka folur edhe për takimet e shpeshta me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe për mundësinë e lidhjes së ndonjë koalicioni me Vetëvendosjen, AAK-në apo Nismën Socialdemokrate.

    “Me z.Kurti kemi biseduar që të bëhemi bashkë për një koalicion, por nuk jemi marrë vesh sepse nuk ka pasur kushte që ndonjëra nga partitë për postin e kryeministrit, nuk e kemi diskutuar këtë temë. Do të ulemi përsëri dhe të flasim me Vetëvendosjen, Aleancën dhe Nismën. Nuk kemi vija të kuqe me këto parti, kurse me PDK-në nuk ka disponim në parti që të bëjmë koalicion”, tha Mustafa.

    Ai tha se nuk mundësi që të “arnohet” kjo qeveri dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!