×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Nxënësi niset për Gjermani, shokët e klasës i thonë lamtumirë në oborr të shkollës

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 21:25

    Këtë vit shumë nxënës kanë braktisur shkollat, ku bashkë me familjet ua kanë mësyrë vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë.


    Thuajse çdo ditë, mësuesit përcjellin nxënësit e një karrige në klasë mbetet bosh.

    Moment edhe me emocionues e i rëndë është kur nxënësit e tjerë bëhen rresht dhe përshëndetin shokun e klasës që po largohet nga shkolla.

    Me një moment të tillë u ballafaquan nxënësit e shkollës fillore “Ndre Mjeda” në Rakosh të Istogut.

    Siç shihet në këtë video, kujdestari i klasës, profesor Gani Arifaj përcjellë nxënësin nga klasa e tij.

    Derisa, nxënësit e tjerë po e përshëndesin duke i uruar atij të mira në vendin ku po shkon, Gjermani.

    Ndërsa, edhe lotët nuk munguan kur nxënësi përqafoi mësuesin e përshëndeti për herë të fundit shoqërinë e klasës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!