×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Presidenti Thaçi e shkarkon këshilltarin që dyshohet se punoi për shërbimin sekret serb

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 17:23

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkarkuar nga posti i këshilltarit, serbin Bransilav Nikolicin.


    Kjo, një ditë pasi në media u raportuar se Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA).

    Nikolic ka punuar si këshilltar i Thaçit që nga viti 2016.

    Njoftimi i Presidencës:

    Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media.

    Përkundër kësaj, Zyra e Presidentit i merr seriozisht raportimet e mediave për përfshirjen e mundshme z. Nikolic në aktivitete të dyshimta, qofshin ato të natyrës kriminale ose që cenojnë sigurinë kombëtare.

    Nisur nga parimi i respektimit të ligjit dhe për t’i dhënë hapësirë autoriteteve të sigurisë që të kryejnë hetime të pavarura për këtë rast, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, ka liruar sot nga detyra e Këshilltarit Politik, z. Branislav Nikolic.

    Presidenti Thaçi mbetet i përkushtuar në avancimin e të drejtave të komuniteteve joshqiptare dhe përfaqësimit të tyre në të gjitha nivelet e qeverisë qendrore dhe lokale, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Rasti konkret është thjesht çështje e sundimit të rendit dhe ligjit.

    https://www.youtube.com/watch?v=Oo6bl4vp8YQ

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!