×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Serbët ofendojnë rëndë ‘Shqiponjën’ që ia nxiu jetën midis Rusisë

    Reporteri
    09 Nëntor 2019 | 17:09

    Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes në Angli, por me të po merren edhe mediat serbe, të cilat po e etiketojnë si ‘qyqar’


    Granit Xhaka nuk është duke kaluar momente te mira te Arsenali, ndërsa largimi i tij nga ky klub pritet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, shkruan Reporteri.net

    Gazeta serbe, Informeri në një artikull e ka quajtur mesfushorin me origjinë nga Prishtina si ‘siptarska kukavica’ që në shqip i bie ‘shqiptar qyqar’.


    Por, serbët dihet se mbajnë inat me Granitin, pasi i njëjti ia nxiu jetën gjatë Kupës së Botës të mbajtur në Rusi, ku bombardoi portën e tyre dhe festoi me shqiponjë.

    Image result for xhaka vs serbiaNdryshe, për Xhakën tashmë ka filluar të ketë interesim nga klube të njohura italiane, pasi karrierat e tij te Arsenali duket se ka përfunduar pas ngjarjeve që ndodhën javët e kaluara. /Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!