×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veton Surroi shprehet i gatshëm për post në Qeveri

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 21:24

    Publicisti Veton Surroi duke folur për zgjedhjet e 6 tetorit ka thënë  se në këto zgjedhje, tri parti të mëdha pësuan një lloj evolucioni, VV, LDK dhe PDK.


    Surroi në Debat Plus ka thënë se mesazhi i qytetarëve në këto zgjedhje ishte i qartë, e ai është ndryshimi, transmeton Reporteri.net.

    “Po ti hyjmë punës së numrave, numrat nuk kanë lëvizë. Nuk ka lëvizje dramatike në numrin e votave. Kemi tri parti të mëdha politike që po pësojnë një lloj evolucioni. LDK me një ndryshim rrënjësor me prezantimin e Vjosës dhe me kuadrot e rinj, Vetëvendosje me rimëkëmbjen pas ndarjes dhe PDK me vendimin që të krijoj një lloj hendeku midis PDK-së së kaluar dhe asaj të tanishme. Dhe elementi i katërt është se të gjitha këto po ndodhin përderisa Kosova po humb popullatë. Përderisa kemi humbur 100 mijë njerëz ne kemi humbur edhe faktorin e ndryshimit. Mesazhi kryesor ka qenë ndryshimi”, ka thënë Surroi ndër të tjera.

    I pyetur se a është kontaktuar nga partitë të cilat po synojnë të krijojnë Qeverinë e ardhshme, dhe cili mund të jetë kontributi i tij, Surroi ka thënë se është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë kur është nevoja.

    “Nuk ka ndryshuar asgjë, unë jam gjithmonë në kontakt me partitë e ndryshme. Ambientimi social është i tillë që duhet të komunikosh me njerëz dhe pozicionimi im ka qenë gjithmonë i pandryshuar. Që aty ku mund të ndihmoj jam gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar”, është shprehur Surroi./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!