×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë pas rastit, vdes nëna e Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 13:25

    Ka ndërruar jetë nëna e Edmond Lajqit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes gjatë ditës së djeshme në Pejë.

    Gazeta online Reporteri.net merr vesh se e ndjera vuante nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej në spital.

    Gjykata e Pejës  tashmë ka caktuar një muaj paraburgim për Edmod Lajqin, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Vrasja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Pejë.

    I njëjti edhe në vitin 2022 ishte shpallur fajtor për veprën penale “dhunë në familje”.

    Gjykata Themelore në Pejë, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se për veprën për të cilën ishte shpallur fajtor, Edmond Lajqit i ishte shqiptuar gjobë 100 euro, si dhe tre muaj burgim, por që këtë të fundit me kërkesë të tij, i ishte zëvendësuar me gjobë prej 300 euro.

    “Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, ka njoftuar Gjykata për Reporteri.net.

    Çka thotë aktakuza e vitit 2021 për Edmond Lajqin, të dyshuarin për vrasjen e gruas në Pejë

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!