×
  • Lajme
  • Lajme / Këshilla

    Pas praktikës si pilote, Joseph i kërkon presidentes Osmani që ta pilotojë Kosovën drejt KiE-së

    Reporteri
    10 Maj 2024 | 17:48

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një video të postuar nëpër rrjetet sociale, ka treguar se ka bërë praktikë në pilotimin e helikopterëve amerikanë “Bell”.

    Profesori i njohur i John’s Hopkins University, Edward P. Joseph, pasi ka parë Osmanin në rolin e pilotes, i ka dërguar mesazh që njëjtë të veprojë edhe me Kosovën dhe ta drejtojë drejt Këshillit të Evropës.

    Joseph ka thënë se anëtarësimi në KiE do të ishte hap transformues për të gjithë rajonin.

    “Si një ish-pilot i helikopterit të Ushtrisë – i cili u vendos me NATO/IFOR në Bosnje-Hercegovinë – jam i emocionuar kur shoh Presidenten Osmani duke fluturuar me këtë helikopter Bell. (Kam fluturuar me UH-1, gjithashtu një helikopter Bell.) Unë po llogaris që Presidentja Osmani të pilotojë Kosovën në Këshillin e Evropës! Një hap transformues për të gjithë qytetarët e Kosovës — dhe për rajonin”, ka shkruar Joseph.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!