×
  • Lajme
  • Lajme / E marta tragjike

    Përdorues i narkotikëve dhe me depresion – detaje të reja për Edmond Lajqin, të dyshuarin për vrasjen e gruas në Pejë

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 14:12

    Mëngjesin e së martës, një grua 43-vjeçare dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajqi.

    Ngjarja ndodhi në banesën ku çifti po jetonin, e që nga martesa e tyre kishin tre fëmijë.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se Edmond Lajqi ka qenë me depresion, si dhe ka pasur probleme me lëndë narkotike.

    Poashtu, një familjare e viktimës ka rrëfyer dje se si e ndjera ishte munduar gjithmonë të mbante familjen të bashkuar, përkundër vuajtjeve të mëdha që kishte pasur për shkak të problemeve të vazhdueshme me bashkëshortin.

    Ajo ditën e djeshme ka thënë se bashkëshorti i viktimës kishte qenë një kohë të gjatë i papunë, teksa e ndjera kishte mbajtur tri puna për të siguruar të ardhurat e familjes. Ajo pasnesër do të mbushte 43 vjet, rrëfen familjarja.

    “Ka qenë një femër shumë e zonja. I ka mbajtë tri punë dhe është mundu me të gjitha forcat me e mbajtë edhe burrin e ligë, asnjë moment se ka largu , e ka dashuru shumë. Është mundu me e mbajtë në rrethin e vet familjar larg telasheve. I ka mbrojtë në një mënyrë, edhe familjen e vet, edhe fminë edhe burrin e vet. U sakrifikua për të gjithë vet. Ka pasur gjithmonë vuajtje, bashkëshorti i saj ka qenë gjithmonë i papunë, ka pasë probleme ka qenë si në një lloj depresoni, por ajo e ka mbajtë shumë afër, është mundu me mjeku, me mbajtë familjen bashkë. I ka tre fëmijë të mrekullueshëm. Ka qenë shumë e re. Pasnesër i mbush 43 vjet”, ka rrëfyer ajo në KlanKosova.

    “I ka mbajtë tri puna për të ndihmuar familjen, u sakrifikua për të e ai ia mori jetën”, rrëfehet familjarja e gruas së vrarë në Pejë

    Edmond Lajqi ka qenë i njohur për organet e rendit, pasi në vitin 2021 ishte ngritur aktakuzë ndaj tij, ndërsa në vitin 2022 ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunë në familje”.

    Gjykata Themelore në Pejë, ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net dje, se për veprën për të cilën ishte shapllur fajtor, Edmond Lajqit i ishte shqiptuar gjobë 100 euro, si dhe tre muaj burgim, por që këtë të fundit me kërkesë të tij, i ishte zëvendësuar me gjobë prej 300 euro.

    “Me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm”, ka njoftuar Gjykata për Reporteri.net, duke shtuar se “ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë”.

    Në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net thuhet se Edmond Lajqi më 22 shtator 2021, në shtëpinë e tij, kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij, ku pas një zënke verbale të rregullt për 3-4 vite, viktima e kishte lajmëruar në polici./Reporteri.net/

    Çka thotë aktakuza e vitit 2021 për Edmond Lajqin, të dyshuarin për vrasjen e gruas në Pejë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!