×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Alarmi për sulm me bombë, Aviacioni Civil sqaron çfarë ndodhi sot në Rinas

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 18:00

    Autoriteti i Aviacionit Civil sqaron alarmin për dyshimet e një sulmi me bombë që u raportua sot në Aeroportin e Rinasit.


    AAC sqaron se alarmi i sigurisë i ndezur sot ka qenë një test i fshehtë sigurie me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

    Reagimi i AAC:

    Autoriteti i Aviacionit Civil kreu ditën e sotme në datë 30 Shtator 2020, një test të fshehtë të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit të operatorit aeroportual në rastin e një rreziku potencial nga akte të ndërhyrjes së paligjshme.

    Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti i Aviacionit Civil ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të vlerësuar performancën e operatorit aeroportual në përpjekje për të rritur sigurinë në aviacionin civil.

    Autoriteti i Aviacionit Civil falenderon për bashkëpunimin të gjitha subjektet pjesëmarrëse në këtë aktivitet të rëndësishëm për sigurinë e aviacionit civil, në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!