×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjuha banale e akademikut shqiptar ndaj gazetares: Je shumë e eksituar, shko shërohu

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 13:15

    Pyetjes së një gazetareje se kur i lindi ideja për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave ndërkohë që ishte kryetar i një komisioni që drejtonte reformën në këtë Akademi, Skënder Gjinushi i është përgjigjur me fyerje.


    Gjinushi i thotë gazetares: “Shko mjekohu se je shumë e eksituar”.

    Dialogu gjatë daljes së Gjinushit përpara gazetarëve:

    Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo pas reformës?

    Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

    Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, atëherë keni qenë kryetar partie.

    Gjinushi: Epo mirë dakord.

    Gazetarja: Kur e morët vendimin për të kandiduar si kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo pas reformës?

    Gjinushi: Je shumë e eksituar…shko mjekohu.

    Gazetarja: Kujdes me gjuhën zotëri…i paedukatë. Shko mjekohu ti se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave.

    Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje.

    Gazetarët: Si nuk kanë përgjigje?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!