×
  • Lajme
  • Lajme / Konferencë

    Sveçla thotë se Jankoviqi është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi për “prishje të rendit kushtetues”

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 13:05
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është dërguar për 48 orë në paraburgim në Serbi, për veprën “prishje e rendit kushtetues”, përcjell Reporteri.net.

    Ai këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti.

    Sveçla ka deklaruar se në mesin të arrestuarve ka edhe qytetarë nga Kosova.

    Gjatë një konference për media, së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Sveçla tha se një ditë më parë “së paku 1.498 qytetarë janë ndaluar, maltretuar, e disa arrestuar e marrë në pyetje lidhur me të kaluarën e tyre, lidhjet e tyre me UÇK-në, pjesëmarrjen e tyre në UÇK apo të familjarëve të tyre si dhe vendndodhjes apo veprimtarisë së tyre më 1998-99”.

    Sveçla bëri thirrje për lirimin e Jankoviqit, por edhe të qytetarë të tjerë, “pasi që sipas informacione të tjerë, ka edhe qytetarë që po mbahen të arrestuar”.

    Më herët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas informacioneve të fundit, katër zyrtarë policorë të Kosovës, që po mbaheshin në Rashkë të Serbisë, janë liruar dhe i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë, Jankoviq.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

    “Zëvendësdrejtori i policisë vazhdon të mbahet në burg në Serbi”, tha Kurti, duke iu referuar Jankoviqit.

    Kurti: Janë liruar katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!