×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Udhëheqësja e Këshillit të Sigurimit irritohet nga insistimi i Vuçiqit kur deshi t’i replikojë presidentes Osmani pas fjalimit

    Reporteri
    22 Prill 2024 | 18:14

    Pas fjalimit të presidentes Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dëshiron të bëjë replikë ku dhe në video shfaqet duke ngritur gishtin që t’i jepet fjala, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Vanessa Frazier, përfaqësuese e Maltës që këtë muaj kryeson Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i përgjigjet Vuçiqit duke i thënë se ai mund të replikojë në fund, ashtu edhe siç janë marrë vesh në fillim.

    “Ju mund të replikoni në fund të këtij takimi, ashtu siç jemi marrë vesh në fillim”, ishte përgjigja e Frazier.

    Por, presidenti serb vazhdon të insistojë duke ngritur gishtin dhe në një moment përfaqësuesja e Maltës dëgjohet duke i thënë kolegës së saj që kishte afër

    “Oh, Zot”, thotë Fazier.

    Më pas, ajo i jep fjalën, por kërkon nga ai që të flas shkurt./Reporteri.net/

    Osmani në OKB: Millosheviqi dhe Vuçiqi dëshironin popull të trembur dhe thyer, por gjetën një të palëkundur

    Osmani e përball Vuçiqin me të mbijetuarat e luftës: I strehoi dhe mbrojti ata që kryen krime në Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!