Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Teki Shala sot gjatë ditës ka vizituar lagjen Rezina.
“Kjo është një zonë e populluar, por fatkeqësisht as nuk ka rrugë të asfaltuara, as kanalizime të mirëfillta. Pushteti nuk ka bërë asgjë. Të gjitha këto ujëra të zeza derdhen në atë lumë. LDK e ka në prioritet investimin në këtë lagje, duhet të veprohet urgjentisht sepse jeta e këtyre banorëve është shumë e vështirësuar, sidomos fëmijët kur shkojnë në shkollë”, tha Shala.
Ai ka thënë se në këtë lagje jetojnë mbi 400 familje dhe se është në prioritetet e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.