×
  • Extra
  • Lista

    6 fjali tmerrësisht manipuluese që mund të dëgjoni nga dikush

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 21:48

    Zakonisht, mjeshtër të taktikave të manipulimeve janë abuzuesit. Ata të bëjnë të vësh në dyshim ndjenjat, mendimet, sigurinë madje dhe realitetin në të cilin jeton. Diçka e tillë mund të na ndodhë të gjithëve, nëse e lëmë veten të biem pre e tij apo fjalive që ai/ajo thotë.


    Fjalitë më poshtë janë frazat më manipuluese që do të dëgjoni ndonjëherë nga dikush prandaj, bëni rezistencë.

    1. “Kjo s’ka ndodhur kurrë”

    Ata do ta thonë me kaq siguri diçka të tillë sa ti do fillosh të vësh në dyshim gjithçka di. S’do t’i besosh më vetes, por versionit të realitetit të krijuar prej tij/saj.

    2. “Je shumë e ndjeshme”

    Nëse ti shpreh dhimbjen apo zhgënjimin tënd, një partner abuzues do të të thotë këtë fjali. Do të duan të të minimizojnë ndjesitë duke të ndrydhur dhe duke të bërë të kuptosh që po e ekzagjeron. Në po të njëjtin sekond ti do të ndihesh gati gati budallaqe dhe do inatosesh me veten pse je kështu. Eshtë thjesht një grackë e manipuluesit, s’ka asgjë që nuk shkon me ndjeshmërinë.

    3. “Ti je e çmendur. S’e them unë, e thonë të gjithë”

    Kjo e bën personin përballë të dyshojë tek shëndeti i tij mendor. Manipuluesi e përdor në avantazhin e tij thjesht për të frikësuar dhe dobësuar viktimën. Duke përgjithësuar mendimin e tij me “të gjithë”, të bën të mendosh se ka diçka që s’shkon me ty.

    4. “Ke kujtesë tmerrësisht të keqe.”

    Të gjithë kemi momentet tona të harresës, por mos bini pre e kësaj fjalie kur vjen nga një manipulator. Do thjesht t’ju mbajë nën kontroll.

    5. “Më vjen keq nëse mendon se të lëndova”

    Për ta kjo quhet këkesë për ndjesë, por s’është e tillë. Eshtë një tjetër mënyrë për të hequr përgjegjësinë nga vetja dhe për të ta faturuar ty.

    6. “Duhet ta dije si do reagoja unë”

    Fjalia më e tmerrshme manipuluese. E bën viktimën të mendojë se duhet të dinte më shumë dhe mbi të gjitha të mos çonte personin tjetër (manipulatorin) deri në atë pikë. Herën tjetër që do ta dëgjoni këtë fjali, jo vetëm që s’duhet ta besoni dhe të reflektoni, por ta largoni nga vetja brenda minutash njeriun që e thotë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!