×
  • Extra
  • Stil

    Studimi i fundit: Sportistëve mund t’iu ndalohet përdorimi i spinaqit

    Reporteri
    26 Qershor 2019 | 9:59

    Përdorimi i substancave, të quajtura si doping nga ana e sportistëve është e ndaluar nga çdo Federatë. E për këtë fakt, të shumtë janë ushqimet që përjashtohen nga dieta ditore e sportistëve, pasi fibrat dhe vlerat ushqyese të tyre mund të stimulojnë forcën në garë.


    Por, një studim i publikuar nga Universiteti “Freier” në Berlin tregon se një substancë e cila gjendet kryesisht te perimet e gjelbra me gjethe, si spinaqi, ka një efekt të ngjashëm me steroid dhe duhet të shtohet në listën e substancave të ndaluara në sport. Bëhet fjalë për ecdisterone, e cila mësohet se të jep forcë të menjëhershme.

    Për të arritur në këtë konkluzion, hulumtuesit zhvilluan një studim që bëri bashkë46 atletë të cilët u trajnuan tre herë në javë për 10 javë. Disa u dhanë ecdisterone dhe të tjerë një placebo. Tek ata që morën ecdisterone u pa një performancë e madhe, thuajse tre herë më shumë se ata që nuk e kishin.

    Studiuesit theksojnë se ecdisterone aktualisht mund të blihet ligjërisht si një bazë ushqimore. Bashkë-autori Francesco Botrè, drejtor i agjencisë italiane anti-doping (FMSI), tha për CNN se ekipi po heton tani mënyrat për të testuar ecdisterone.

    Agjencitë anti-doping aktualisht nuk lejohen të testojnë për ecdisterone, sepse ai nuk është në listën e substancave të ndaluara, por shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë dhe e ardhmja e sportistëve do të zbehet edhe më shumë. Çdo vendim për një ndalim të ardhshëm do të bëhej nga një komitet i posaçëm i ekspertëve të WADA.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!