×
  • Lajme
  • Pa kategori

    AAK e çon në Gjykatë Supreme rastin e kandidatit Shemsedin Dreshaj

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 17:25

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa lidhur me ankesat e partive politike për moscertifikimin e kandidatëve për deputetë.


    Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj tha se pavarëisht fakteve, PZAP vendosi që mos ta certifikojë kandidatin, Shemsedin Dreshaj, shkruan Reporteri.net.

    “Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim.”, ka shkruari ai në Facebook.

    Haradinaj ka bërë të ditur se lidhur me këtë do dërgojnë ankesë në Gjykatën Supreme.

    Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi të PZAP-së, kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.

    Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    Me gjithë përkushtimin e Aleancës që të respektojë procesin e certifikimit të kandidatëve, sot jam i shqetësuar me shpërfilljen e skajshme, që PZAP i ka bërë fakteve në rastin e Dr. Shemsedin Dreshajt.

    Vërejtja gjyqësore që Dr. Dreshaj ka marrë para 3 viteve është konsumuar me 16.01.2021 përderisa afati i dorëzimit të listave është përmbyllur me 18.01.2021 dhe KQZ morri vendim që afati 3 vjeçar të përcaktohet me datë të certifikimit. Megjithë konsumimit tre vjeçar të përcaktuar me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe Vendimit të KQZ-së për lidhjen e afatit me certifikim, PZAP ka shkelur në mënyrë flagrante Vendimin e Kushtetueses, Vendimin e KQZ-së dhe të drejtën themelore për kandidim.

    Aleanca do t’i drejtohet Supremes për rastin e Dr. Dreshaj dhe mbesim me besim të plotë që ky vendim i padrejtë i PZAP do të hidhet poshtë.

    Tendencat për qasje selektive edhe kur respektohen institucionet siç ndodhi sot me zëvendësimin e tre kandidatëve që bëri Aleanca, shpërfaq një orkestrim për dëmtim të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

    RH

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!