×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Abazi: Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe rendit demokratik, prioritet kyç i PDK-së

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 13:59

    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Menduh Abazi ka thënë se fuqizimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i rendit juridik, do të jetë një ndër prioritetet kyçe të Partisë Demokratike të Kosovës.


    Abazi është shprehur se PDK-ja në pushtet do të përkrahë dhe subvencionojë bizneset, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e që përmes tyre do të krijohen vende të reja pune në sektorin privat.

    “Fuqizimi i sundimit të ligjit dhe respektimi i rendit juridik, do të jetë prioritet tjetër kyç i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Do të përkrahim dhe subvencionojmë bizneset, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Përmes tyre do të krijohen vende të reja pune në sektorin privat.

    Do t’i rrisim pagat në sektorin publik, përfshirë gjitha kategoritë e zyrtarëve publik dhe do të rrisim kapacitetin e inspektorëve të punës me qëllim të sigurimit të respektimit dhe zbatimit të tij në të gjithë sektorët.

    Bashkohuni me ne!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!