×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Anëtari i LDK-së: Osmani po bën presion mbi PZAP-in, keqpërdori detyrën për t’i siguruar favore VV-së

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 20:21

    Florian Dushi i LDK’së ka komentuar vendimet e KQZ’së pas mos certifikimit të listave të disa partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Dushi ka folur edhe për deklaratat e Vjosa Osmanit, e cila si ushtruese e detyrës së presidentit tha se nëse përsëritet ajo që ndodhi dje në KQZ ajo do të ndërhynte.

    “Dje kemi parë një situatë e cila ka nisur me kërcënimet e zyrtarëve të lartë të Vetëvendosjes për KQZ’në dhe ndaj kryetares së KQZ’së e cila fatkeqësisht sot ka vazhduar me deklaratat skandaloze të zonjës Osmani e cila në këtë rast është edhe duke e keqpërdorur në mënyrë flagrante detyrën e saj për t’i siguruar favore subjektit politik pjesë e së cilës është në kundërshtim me Kushtetutën dhe në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me interpretimin që e gjejmë tek aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Etem Arifit”, tha Dushi.

    ‘Paraqitja sonte e zonjës Osmani është me paramendim. Është për të provuar t’i disiplinojë anëtarët e KQZ’së dhe veçanërisht kryetaren e KQZ’së dhe presion i drejtpërdrejt mbi PZAP’in i cili pritet të shqyrtojë këtë çështje dhe Gjykatën Supreme. Kjo është bërë me paramendim në prag të vendimit që do të merret nga ana e PZAP’it”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!