×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Hiqen nga listat e votuesve mbi 133 mijë votues me dokumente të UNMIK-ut

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 14:29

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr nga lista votuese 133 mijë e 678 persona, që ose kanë vdekur, ose përdorin ende dokumentet identifikuese të UNMIK-ut.


    Të dhënat nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për personat mbi moshën 65-vjeç tregojnë se janë 23 mijë e 588 persona që u është ndërprerë pensioni pasi kanë vdekur. KQZ-ja përmes Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve ka konfirmuar këto të dhëna, nga të cilat ka dalë se janë 11 mijë e 86 persona të vdekur dhe ka hequr nga lista të gjithë ata emra, thuhet nga KQZ-ja.

    Një votues mund të identifikohet vetëm me njërin nga katër dokumentet e lëshuara nga institucionet e Kosovës, me letërnjoftim, pasaportë, dokument udhëtimi dhe patent shofer. KQZ-ja nga të dhënat që ka marrë nga Agjencia e Regjistrit Qendror Civil ka gjetur se janë 122 mijë e 592 persona me dokumente të identifikimit të UNMIK-ut dhe që do të largohen nga lista votuese. Dokumentet e UNMIK-ut nuk mjaftojnë për t’u identifikuar në vendvotim.

    Nga të dhënat e mbledhura del se emrat e 133 mijë e 678 personave janë fshirë nga lista e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    “Në bazë të këtyre vendimeve të KQZ-së, lista votuese do të jetë e pastruar nga emrat e 133 mijë e 678 personave, të cilët pra 11 mijë e 86 janë hequr nga skema pensionale për shkak se kanë vdekur dhe 122 mijë e 592 të tjerë për shkak se figurojnë se kanë vetëm dokumente të identifikimit”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Kohën.

    Megjithëkëtë, Elezi ka shtuar se, me certifikimin e listës përfundimtare të votuesve do të merren edhe të dhënat nga ARC-ja se sa është numri i personave të cilët janë larguar nga ekstrakti i regjistrit qendror civil pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, si të vdekur, apo që kanë hequr dorë nga nënshtetësia, nga ku do të dalin emra të tjerë që do hiqen nga lista.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!