×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kabashi kritikon qasjen e Vjosa Osmanit ndaj KQZ-së: Prej një pozicioni puro politik, sulmoi një institucion të pavarur

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 19:59

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net” dhe njohësi i çështjeve politike, Bekim Kabashi e ka kritikuar qasjen e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


    Kabashi ka vlerësuar se Osmani prej një pozicioni politik, si numri dy i listës së Vetëvendosjes e ka sulmuar një institucion të pavarur.

    “Prej një pozicioni puro politik del e sulmon një institucion të pavarur, në emër të mbrojtjes së institucioneve të pavarura. A përnime o ka menon që është presidente a? Jo s’është kah menon se nuk është aq naive. Po manipulon dhe keqpërdor një pozitë të lartë të shtetit. Numri dy i një liste të një partie politike që po garon në zgjedhje, çohet e kërcënon një institucion të pavarur dhe drejtuesen e saj, e cila nuk e përdori as votën e saj për vendimmarrje”, ka shkruar ai.

    Kabashi thotë se kështu nuk ç’kapet shteti, madje kështu kapet edhe më vrazhdët.

    “Kështu nuk c’kapet shteti. Kështu kapet shteti edhe më vrazhd se sa ata që e kanë kapur para jush, sa muni me ja nalë edhe frymën”, ka theksuar Kabashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!