×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Kandidatja e AAK-së për deputete: Me Ramushin President, do të shtyjmë para procese të rëndësishme për vendin

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 22:12

    Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Florentina Gjergjaj ka thënë se me Ramush Haradinajn president do të shtyhen para shumë procese të rëndësishme për vendin.


    Florentina Gjergjagj e cila mban numrin 64 në listën e AAK-së, ka thënë se mbështetja për të dhe AAK-në në fshatrat e Rekës së Mirë është e fuqishme.

    “Me Ramushin President, e me mbështetjen tuaj përmes votës ne do jemi bashkë për të shtyrë procese të rëndësishme për vendin”, ka thënë ajo në takim me banorët e fshatrave të Rekës së Mirë.

    Ky është postimi i saj i plotë në Facebook:

    Sonte bashkë me kolegët, kandidatë për deputet dhe kryetarin e degës, Ardian Gjini vizituam banorë të fshatrave të rajonit të Rekës së Mirë.

    Pritja e ngrohtë e tyre dëshmoi që ne ishim dhe jemi afër qytetarëve në çdo kohë.
    Ndjej përgjegjësi dhe përkrahje njëkohësisht sepse nga këto vendbanime kam marrë përkrahje edhe në të kaluarën, por sot ajo ishte akoma më e fuqishme.

    Me Ramushin President, e me mbështetjen tuaj përmes votës ne do jemi bashkë për të shtyrë procese të rëndësishme për vendin.
    #UnëJamTiNëParlament #Nr64✅

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!