×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale mohon se prokurori dha dorëheqje dje

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 20:37

    Ambasadorët e QUINT-it i bënë thirrje Qeverisë e Kuvendit të kundërshtojnë përpjekjet e diskreditimit të Speciales.


    Është hera e dytë që shkuan në zyre të OVL-së së UÇK-së.

    Këta të fundit u nxorën punë zyrtarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pasi sipas tyre OVL posedon dosje konfidenciale të këtij organi.

    E publikimi i mijëra materialeve që pos tjerash mbajnë edhe emrat e dëshmitarëve të Speciales, të enjten u tha që shkaktoi dorëheqjen e njërit nga figurat kryesore të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Mediat kosovare por edhe vet shoqata e veteranëve, publikuan lajmin se pas këtij skandali, zëvendësprokurori Këai Hong Ip u tërhoq nga detyra e tij.

    Por, Zyra e Prokurorit të Specializuar mohon një gjë të tillë.

    Për këto dokumente, reaguan edhe ambasadat e Quintit.

    Franca, Gjermania, Italia, Anglia dhe Amerika po i bëjnë thirrje qeverisë e Kuvendit të kundërshtojnë përpjekjet për të dikredituar Specialen.

    Ndërkohë, se kush i solli këto dokumente, nuk po ju intereson OVL-së së UÇK-së.

    Avokati i tyre, Tomë Gashi, thotë se këto po ndihmojnë në vërtetimin se Specialja po bashkëpunon me Serbinë.

    Gashi thotë se personi që solli dokumentat u premtoi se disa materiale të tjera do dorëzohen përsëri në zyret e tyre.

    Se kur pritet që materialet e tjera të dorëzohen në zyrat e shoqatës së veteranëve, ende nuk dihet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!