×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Akuzat për ngacmime seksuale, protestuesit bllokojnë derën e objektit të Rektoratit – ndërhyn policia

    Reporteri
    17 Prill 2024 | 13:55

    Protestuesit e kanë bllokuar derën e objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, pasi Këshilli i Etikës në mbledhjen e së mërkurës nuk mori ndonjë vendim në lidhje me denoncimet e studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.

    Dhjetëra protestues kanë kërkuar që të merret vendim për përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

    Ata kanë thënë se do të jenë para dyerve të Rektoratit sa herë që Këshilli i Etikës mban mbledhje duke kërkuar përjashtimin e Krasniqit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në një moment, policia ka intervenuar duke larguar protestuesit jashtë objektit.

    27 studente të Fakultetit të Mjekësisë e kanë denoncuar profesorin Xhevat Krasniqi për dyshime për ngacmim seksual. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!