×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Arrestohen dy inspektorë të ATK’së, i morën 50 euro një biznesi për të mos e dënuar

    Reporteri
    13 Shkurt 2020 | 18:41

    Policia e Kosovës ka arrestuar arreston dy persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit.


    Bëhet fjalë për dy inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës, nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Marrja e ryshfetit”.

    Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJRHKEK) – Prishtinë ka pranuar informatë në bazë të cilës dyshohej se dy inspektor tatimor të ATK-së gjatë inspektimit të rregullt që kanë kryer në një biznes, me lokacion në Fushë Kosovë, kanë hasur në disa parregullsi dhe me qëllim që të mos e ndëshkojnë pronarin, nga i njëjti kishin kërkuar dhe marrë ryshfet në vlerë prej 50 euro.

    “Pas pranimit të informatës, janë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore ku dhe janë siguruar provat e rastit, si monedha në vlerë prej 50€ e cila ishte në pronësi të njërit nga personat e dyshuar”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

    Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e NJHRKEK – Prishtinë, të cilët janë intervistuar në cilësinë e personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!