×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Inxhinierët nga Kosova po japin ndihmën për vlerësimin e dëmeve të objekteve nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    08 Dhjetor 2019 | 18:46

    Kosova po vazhdon ta mbështetë Shqipërinë edhe në fazënm post-tërmetit.


    Një grupi i inxhinierëve vullnetarë po vazhdojnë të ofrojnë ekspertizën profesionale për vlerësimin e dëmtimeve të objekteve, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka bërë të ditur kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka publikuar edhe disa fotografi ku shihet ekspertët duke jap kontributin e tyre në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

    “Grupi i inxhinierëve vullnetarë vazhdon mbështetjen dhe ofrimin e ekspertizës profesionale për vlerësimin e dëmtimeve të objekteve nga termeti i 26 Nëntorit në Shqipëri”, ka shkruar Ahmeti.

    Kujtojmë se FSK dhe Policia e Kosovës i dolën në ndihmë që në ditën e parë ku dhanë ndihmën e tyre për të nxjerrë të gjallë disa persona që ishin nën rrënoja, por edhe persona që humbën jetën.

    Nga tërmeti i 26 nëntorit kanë humbur jetën 51 persona, dy prej tyre nga Kosova.,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!