×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Lekaj: Qeveria do ta gjobisë me 12 milionë euro “Bechtel&Enkan”

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 21:38

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka konfirmuar se ministria që ai udhëheq do ta gjobisë me 12 milionë euro kompaninë “Bechtel & Enka”.


    Kjo, sipas tij bëhet për vonesat e mëhershme në kryerjen e punëve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Lekaj e pranuar se kompania në fjalë s’ka vendosur ende panelet kundër zhurmës në “Arbën Xhaferi”, vlera e të cilave arrinë rreth pesë milionë eurosh.

    “Jemi në përfundim të projektit dhe ne do të ndalim rreth 11 apo 12 milionë euro. Kaq do të ndalen”, ka thënë ai për KTV-në.

    Shifra megjithatë është shumë herë më e ulët se ajo që Kosova pagoi për vonesat në drejtim të “Bechtel&Enkas”. Ajo shifër arrin në 53 milionë euro.

    Ai ka konfirmuar se më shumë se 80 për qind 53 milionë eurove tashmë janë paguar.

    Lekaj po ashtu ka pranuar se ka dështime në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Podujevë duke thënë se është dashur revidim i projektit.

    Ai ka shtuar se Policia e Krimeve Ekonomike ka kërkuar dokumentet e autostradës Prishtinë – Gjilan.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!