×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Policia e Kosovës arreston një person për veprën “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 23:08

    Me datë 22 gusht 2019, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Gjilan ka pranuar informacione se në një lokacion është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.


    Pas pranimit të këtyre informacioneve menjëherë është njoftuar Prokuroria Themelore – Gjilan ku pas marrjes së urdhërit verbal nga prokurori i shtetit, nën asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NjRSh) – Gjilan është bastisur një lokacion (lokal) në të cilin janë hasur disa persona (lojëtar) duke luajtur në lokal, ku në mesin e këtyre personave është hasur edhe i dyshuari pronari i lokalit.

    Në lokacionin e bastisur janë gjetur:

    • 21 (njëzet e një) shtëpiza kompjuterike,
    • 26 (njëzet e gjashtë) monitor,
    • 5 (pesë) monitor-tabela të bingos,
    • 1 (një) sferë e topave bingo.

    Të gjitha këto paisje janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë konfiskimin e mjeteve financiare në vlerë të përgjithshme prej 144 (njëqind e dyzet e katër) €.

    Pas bastisjes, për intervistim janë shoqëruar 4 persona të cilët deklaruar se në këtë lokal kanë luajtur lojëra të fatit, për intervistim po ashtu është shoqëruar edhe i dyshuari/pronari i lokalit ku pas intervistimit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!