×
  • Lajme
  • Pa kategori

    VV u kritikua për tubimin në Podujevë, por LDK i thyen rregullat anti-Covid në prani të kryeministrit Hoti në Istog

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 12:30

    Lëvizja Vetëvendosje u kritikua jashtëzakonisht shumë pas mbledhjes së qytetarëve në Podujevë pasi Albin Kurti dhe Shpejtim Bulliqi festuan së bashku përkrahësit e tyre.


    Por vetëm tre ditë pas, është partia e kryeministrit Avdullah Hoti, që mbledh qindra qytetarë në Istog me rastin e ceremonisë së e inaugurimit të Kompleksit Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”.

    Edhe vet kryeministri Hoti dhe kryetari i Istogut pranuan që thyen masat anti-Covid.

    Haki Rugova, kryetar i Istogut tha se po i thyejnë rregullat, por është vështirë të ndalet vullneti i qytetarëve.

    “Z. Kryeministër ndoshta po i thyejmë pak rregullat, por vullneti i qytetarëve është goxha zor me u blloku”, tha Rugova, shkruan Reporteri.net.

    Më pas edhe vet kryeministri Hoti e pranoi se nuk po i përfillin masat e vendosura nga vet qeveria që ai udhëheq.

    “Është vështirë t’i përfillim krejt kushtet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, dhe po e shohim sa njerëz janë mbledhur për të nderuar presidentin Rugova”, tha Hoti.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!