×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Veseli vizitë banorëve në veri, i falënderon për besimin e dhënë për PDK-në

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 18:20

    Kryetari i PDK-së, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli ka qëndruar edhe sot në veri të Mitrovicës, ku ka takuar banorët e kësaj ane.


    Ai ka falënderuar banorët e komunave veriore për besimin e dhënë për PDK-në, e cila në zgjedhjet lokale në këto katër komuna doli partia më e votuar shqiptare.

    Por ai theksoi se zgjedhjet kanë pak rëndësi, sa ka rëndësi angazhimi për përmirësimin e jetës së këtyre banorëve.

    Veseli tha se do të trajtohen me prioritet këto katër komuna.

    “Në veri të Mitrovicës për të takuar e falënderuar bashkëqytetarët për besimin e dhënë. Ajo çfarë duhet të bëjmë tani është më e rendësishme: të rrisim investimet në këtë pjesë, në rindërtimin e shtëpive, në përmirësimin e infrastrukturës, në shëndetësi, por me prioritet të veçantë në investime që përmirësojnë jetën e banorëve në këto komuna, veçanërisht të shqiptarëve”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se PDK doli e para nga partitë shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura në katër komunat veriore. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!