×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vetëm 900 metra larg njëra-tjetrës, Ibrahim Rugova me dy shtatore në kryeqytet

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 21:18

    Sot kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është bërë me dy shtatore të ish-Presidentit, Ibrahim Rugova dhe atë shumë afër njëra-tjetrës. Shtatoret janë vendosur larg njëra-tjetrës vetëm 900 metra largësi.


    Shtatorja e Presidentit Ibrahim Rugova është inauguruar sot në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

    Shtatorja tjetër e Ibrahim Rugovës është e vendosur përballë ndërtesa kryesore të institucioneve të Kosovës, Kuvendit, Presidencës e Qeverisë.

    Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji dhe dy djemtë e Presidentit Ibrahim Rugova e kanë zbuluar shtatoren, e cila është punuar nga skulptori Fatmir Hoxha.

    Ipeshkvia e Kosova kishte planifikuar që gjatë ditës së sotme që të inaugurohet edhe shtatorja e Anton Çettës, por është tërhequr nga vendimi një ditë më parë pas kundërshtimit të vajzave të Çettës./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!